• |
ide | kryesore

Goditet banda e shqiptarëve në Itali, 2 milion euro fitime nga kokaina

I pakategorizuar
8942056-0006-k6zB-U43370451876697QwF-1224x916@Corriere-Web-Milano-593x443.jpg



Policia italiane arrestoi 10 persona të mërkurën, 9 shqiptarë dhe një italian për trafik droge në krahinat e Varezes dhe Torinos.

Ata gjetën një bllok në të cilën ishin mbajtur shënime për shitjen e drogës. “Kanë hy e kanë dalë”, kanë shkruar ata në bllok në gjuhën shqipe, sipas Corriere Della Sera.

Bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, i cili ishte i përbërë nga dy familje shqiptare të moshës nga 22 vjeç deri në 54 vjeç. Ata mbanin llogaritë e dërgesave dhe fitimeve shënim çdo ditë. Karabinierët italianë arrestuan Dorian Dajën 37 vjeç. Ai kishte mbajtur shënim lëvizjet e drogës që kishte bërë për 8 muaj me fitime që arrinin deri në 2.374.000 euro.

Në territorin që u arrestuan shqiptarët bëhet e ditur se zona kontrollohet prej tyre dhe që arrinin të furnizoheshin me kokainë prej Hollandës dhe me heroinë e marijuanë prej Ballkanit. Një person i ndaluar prej policisë, pasi bleu drogë në barin ku operonte grupi kriminal, tha se kjo ishte e përditshme aty.

Ai kishte siguruar aty gjysmë gramë kokainë për 45 euro, sipas policisë. Karabinierët italianë e kishin hetuar prej kohësh aktivitetin e tyre kriminal dhe shprehen se grupe të tjera kriminale shqiptare vazhdojnë të operojnë në tregun e drogës në Milano. /tvklan.al