• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen dhe John Legend, prindër sërish

I pakategorizuar



Chrissy Teigen dhe John Legend janë gati që të zgjerojnë familjen e tyre.

Ata e sollën në jetë Lunën, fëmijën e tyre të parë përmes fertilizimit in vitro dhe po planifikojnë sërish këtë metodë për fëmijën e tyre të ardhshëm pasi Teigen kishte vuajtur për vite me radhë për të mbetur shtatzënë. Teigen ka shpjeguar për “Instyle” se ata e nisën me 20 embrione prej së cilëve mbetën vetëm tre. Embrioni i mbetur është djalë, e nëse çdo gjë do të shkojë me sukses, Luna do të bëhet me një vëllaçko. Ajo ka folur gjithmonë hapur si për shtatëzaninë edhe për depresionin pas lindjes, por kësaj here është gati që të përballet sërish me këto sfida.