• |
ide | kryesore

Degradon konferenca për shtyp në kryeministri, Rama presion gazetarëve për pyetjet

I pakategorizuar



Nuk është hera e parë që Edi Rama tenton t’i bëjë presion gazetarëve për pyetjet, që ata duhet dhe nuk duhet të bëjnë gjatë një konference për shtyp. Por si rrallëherë, sot ia doli t’i imponohet, duke e degraduar konferencën, në një dialog të turpshëm.

Pasi foli për çertifikatat dhe dokumentat e tjerë nga të cilat ka çliruar mijëra qytetarë, Rama iu imponua gazetarëve duke iu thënë se pyetjet do të jenë vetëm brenda temës.

Meraku i kryeministrit ka qenë për të shmangur përballjen me ambasadorin amerikan që foli për 4 klane dhe 20 familje droge që sundojnë Shqipërinë, për ndërhyrjen në hetimet e prokurorisë për Aqif Rakipin apo për bllokimin e parlamentit dhe Lulzim Bashën, të cilit ia kishte mohuar fjalën në foltore.

Deliri i Ramës, gjithsesi duhet të ketë mbetur i kënaqur nga disa pyetje të mjera “brenda temës”, që shteruan kuriozitetin nëse çeritifikatat do të vazhdojnë të merren në kopshte apo nëse pensionistët do të kenë vështirësi të përdorin portalin E-Albania./Lapsi.al