• |
ide | kryesore

Dhunohet tifozi i Tiranës, dyshohet nga njerëz të presidentit Refik Halili

I pakategorizuar



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në stadiumin ‘Selman Stermasi’, ku po luhej ndeshja miqësore mes ekipit të Tiranës dhe Kombëtares U21.

Një i ri 23 vjec, me inicialet O.K është dhunuar barbarisht nga njerëz të afërt të presidentit të ekipit Tirana, Refik Halili. Incidenti ka ndodhur në përfundim të ndeshjes dhe si motiv kanë qenë kritikat që disa tifozë të Tiranës i kanë bërë Refik Halilit, i cili ndodhej gjithashtu në shkallët e stadiumit.

Burime të Lapsi.al thonë se i riu i dhunuar nuk kishte asnjë lidhje me grupimin që kritikoi Halilin në shkallët e stadiumit për gjendjen e Tiranës. Për shkak të plagëve të shumta dhe frakturave ai është dërguar në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë i dhunuari ka bërë kallëzim në polici ndaj njerëzve që e rrahën, të cilët dyshohen si të afërt të presidentit Refik Halili.

/LAPSI.AL/