• |
ide | kryesore

Gent Bejko: Jennifer Lawrence, ndryshe nga ajo në ekran

I pakategorizuar



Filmi “Mother” po jepet në kinema dhe në të luan Gent Bejko mes emrash të njohur të kinemasë si Jennifer Lawrence e Javier Bardem.

Në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” Genti ka rrëfyer për këtë ekperiencë dhe çfarë mendon për aktoren e njohur Lawrence. “Jennifer për aq kontakt sa pata ishte një vajzë shumë e thjeshtë në sheshin e xhirimit, e dedikuar e përkushtuar. Nuk të shkon kurrë në mendje që është ajo që është në ekran. Ajo që më bëri përshtypje është se kur e shikon “live” është një njeri shumë normal dhe kur e shikon në kamera është tjetër gjë. Është shumë fotozhenike, e do shumë kameran.”- është shprehur aktori.

Blitz