• |
ide | kryesore

‘I forti’ u armatos me lejen e Haki Çakos, vjen reagimi i policisë

I pakategorizuar



Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me arrestimin e një të dyshuari dy ditë më parë, të cilit iu gjet një armë që rezultoi me lejen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, dokument i cili u publikua nga Lapsi.al.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron se Genti Nderjaku ishte me leje arme vetëm për brenda banesës jo jashtë saj siç edhe u kap.

Sipas njoftimit të policisë, duke dalë me armën jashtë banesës, ai ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. /LAPSI.AL/

SQARIMI:

Në vijim të njoftimit ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku, bëjmë me dije se:

Shtetasi Genti Nderjaku është pajisur me leje për mbajtje arme zjarri VETËM në BANESË.

Bazuar në autorizim e dhënë shtetasit të mësipërm i lejohet mbajtja e armës vetëm në banese.

Nderjaku nuk ka precedentë penalë të mëparshëm. Ai ka dalë jashtë banesës me armën me vete duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale

“Armëmbajtje pa leje”.

Nderjaku është arrestuar nga Efektivet e Policisë Durrës pasi ai ishte pasagjer në mjetin tip “Porsche” me drejtues shtetasin Mariel Fierza dhe gjatë kontrollit të mjetit  iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri Bereta, njëra prej të cilave e dhënë me leje shtetasit G.Nderjaku.

Shtetasi Genti Nderjaku në momentin e arrestimit nuk ka paraqitur autorizimin e dhënë nga organet kompetente mbi ushtrimin e së drejtës për mbajtjen e armës.

Data e lëshimit të autorizimit është 23.08.2017 për armën e zjarrit tip pistoletë , marka Bereta,  modeli PX4 STORM.

Ky shtetas ka përfituar lejen për mbajtje arme me leje vetëm në banesë  pasi ka përmbushur  të  gjitha kriteret që parashikon ligji.

Ndërsa, shtetasi Marjel Fierza nuk disponon autorizim për mbajtje arme zjarri.

Të gjitha veprimet e uniformave blu janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. 

DOKUMENTI: