• |
ide | kryesore

Kontrabandë me cigare, arrestohet 51-vjeçari nga Tirana

I pakategorizuar



Një 51 vjeçar ka rënë për herë të dytë në pranga të policisë pasi akuzohet veprën penale të tregtimit dhe transportit te mallrave kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të luftës kundër informalitetit  kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar Smoking” duke vënë në pranga Bujar Leka 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap  duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.

Policia njofton se në lagjen  Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 1 300 paketa cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore;

• mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore.

I arrestuari ka qenë I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Tregtimi dhe transporti I mallrave që janë kontrabandë” dhe ” Fshehja e të ardhurave” parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.