• |
ide | kryesore

Pas përjashtmit të Bashës nga Kuvendit, kreu i PD dhe deputetët demokratë bllokojnë foltoren

I pakategorizuar



Senca e sotme plenare është duke u shoqëruar me tensione të shumta ndërhokë që është ndërprerë 3 herë. Pas vendimit te kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për përjashtimin e liderit të PD-së, Lulzim Basha nga salla e kuvendit, rinisja e punimeve u shoqërua sërish me tension.

Kanë qenë deputetët demokratë ata që së bashku me kreun e PD-se, Lulzim Basha kanë qëndruar në këmbë pranë foltores së Kuvendit dhe nuk janë larguar prej saj, edhe pas urdhërit të dhënë nga Ruci.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Ruçi u është drejtuar: “Shkoni jepni gjak, ndërpres seancën!”

Pas këtij njoftimi, deputetët e shumicës janë parë të lënë sallën e të dalin jashtë saj, kurse ata të PD-së janë ende brenda sallës së Kuvendit.