• |
ide | kryesore

Provat kundër Enea Bekteshit/ Shenjat e gishtave në AUDI-n e blinduar

I pakategorizuar



I arrestuari për sulmin ndaj policisë në Elbasan la gjurmët e gishtave në makinën e blinduar tip AUDI. Pikërisht prej këtyre shenjave, policia arriti në përfundimin se personi që drejtonte mjetin e blinduar ishte i arrestuari Enea Bekteshi. Ky njihet edhe si mik i ngushtë i dhëndërit të Qazim Sejdinit, kryetar i Bashkisë së Elbasanit. Ndërkohë nuk ka asnjë gjurmë nga Suel Çela, personi tjetër i shpallur në kërkim për ngjarjen e 18 Shtatorit, kur këta nuk i ndaluan postbllokut të policisë.

Ngjarja bëri jehonë për faktin se policia prej vitesh ishte dorëzuar përballë bandave të Elbasanit për shkak të lidhjeve të ngushta politike të banditëve.