• |
ide | kryesore

Arrestohet tregtari e kokainës në Shkodër, u kap me plot 118 doza

I pakategorizuar



Një 26 vjeçar u vu në prangat e policisë së Shkodrës e cila finalizoi në qendër të qytetit një operacion anti-drogë.

Blerim Harusha u arrestua në momentin që po tentonte të shiste lëndën narkotike të llojit kokainë.

Operacioni policor u zhvillua në zonën e quajtur “Truma e dugajve të reja” pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore.

I riu do t’ia shiste drogën një klienti që në fakt ishte një prej punonjëve të policisë i infiltruar si blerës.

Pasi kishte marrë informacione në rrugë operative, policia lokale e kishte organizuar në këtë formë aksionin për arrestimin e të riut, duke lënë takim në një mjedis të hapur për blerjen e kokainës.

Sapo ai është paraqitur në vend-takim, blutë ndërhynë duke e arrestuar dhe si provë materiale i kapën 4 doza kokainë

Në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa pas kontrollit në banesë policia i gjeti edhe 114 doza të tjera të gatshme për shitje.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, por paralelisht policia ka nisur hetimet mbi bashkëpunëtorët e të riut në këtë rrjet. 

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Shefi i antidrogës, Dedin Gjetja, tha se po vijon operacioni për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.