• |
ide | kryesore

Edi Manushi: Akoma jo i mësuar me mungesën e Marinës

I pakategorizuar



Emisioni ‘Procesi sportiv’ vazhdon pa pranine e moderatores Marina Vjollca e cila u largua nga ‘Top Channel’ për të nisur një emision të ri në televizionin ‘Klan’.

Marina duket se i mungon Edi Manushit, kolegut të saj në emisionin e sportit i cili i pyetur në emisionin ‘Wake Up’  nëse e ka ndjerë mungesën e Marinës, Manushi u përgjigj: ‘Me thënë të drejtën më mungon.Janë 10 vite bashkëpunim. Shkoj tani në zyrë dhe ajo nuk është aty. Marina ka bërë edhe emisione të tjera, por pjesën më të madhe të karrierës televizive e ka pasur tek ‘Procesi Sportiv’.’-u shpreh moderatori i njohur, i cili ende nuk e ka gjetur zëvendësuesen e Vjollcës në emisionin e tij.