• |
ide | kryesore

Kishin fshehur 4 fuçi me drogë në serë, pranga babait dhe djemve në Fier

I pakategorizuar



Në vijim të luftës kundër drogës, policia ka kryer me sukses operacionin e koduar “STAN” në qytetin e Fierit duke sekuestruar 67.7 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë poseduesit e lëndës narkotike, babai dhe dy djemtë e tij. Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundu finalizimi i operacionit të koduar “STAN” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Mitat Stani, 58 vjeç.

2.Përparim Stani, 30 vjeç.

3.Arti Stani, 28 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative se në ambientet e banesës së tyre shtetasit Mitat, Përparim dhe Arti Stani posedonin sasi lënde narkotike dhe po pregatiteshin për shitje e trafikim të saj, u shkua dhe u bë kontroll në këtë banesë.

Nga kontrolli i ushtruar në një serë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike me peshë 67.7 kg.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, po pregatiteshin që ta trafikonin jashtë vendit me destinacion Italinë.