• |
ide | kryesore

Kim Kardashian topless për “Vogue Mexico”

I pakategorizuar



Kim Kardashian është një prej “showgril” që tërheq vëmendjen më të madhe të mediave rozë.

Ajo nuk heziton të dal edhe lakuriq sa herë që i kërkohet prej bizneseve të ndryshme.

Së fundi, bukuroshja është përfolur se do të bëhet nënë përmes një nënë surrogate.

Por, para kësaj radhe 36-vjeçarja ka publikuar edhe një fotografi mjaft provokuese në rrjetet sociale, e cila pritet të rëndojë internetin.

Në fakt, Kimi në një imazh në Instagram shihet “topless” ndërsa gjinjtë i mbulon me duar. Këtë fotografi Kardashian e ka bërë për edicionin meksikan të revistës së mirënjohur “Vogue”, i cili do të dal në shitje gjatë muajit të ardhshëm.

Kujtojmë se ajo para një viti është bërë pre e një vjedhje në kryeqytetin francez, Paris. Megjithatë, hajdutët protagonistë të ngjarjes duket se janë penduar dhe i kanë dërguar një letër ndjese bashkëshortes së Kanye West.

Ndryshe, bashkëshortja e reperit amerikan, Kanye West po vazhdon me sukses në projektet e ndryshme sëbashku me motrat, Khloe dhe Kylie.