• |
ide | kryesore

Miley Cyrus dhe Billy Ray Cyrus performojnë në nder të rokerit dhe kitaristit Tom Petty (Video)

I pakategorizuar



Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Miley Cyrus ka qenë e ftuar në emisionin e Jimmy Fellon ku ka folur rreth karrierës dhe jetës së saj private. Nuk mund të anashkalohej biseda për legjendën e muzikës, kitaristin dhe rokerin Tom Petty që ndërroi jetë para pak ditësh. Miley rrëfeu se ai ishte idhulli i saj, pasi është rritur me muzikën e tij. Së bashku me babain e saj, Billy Ray Cyrus i cili është gjithashtu kitarist performuan një nga këngët e tij më të njohura ‘Wildflowers’. Petty humbi jetën të hënën pasi mbrëmjen e së dielës u gjet në shtëpinë e tij në Malibu pa ndjenja. Familja e tij njoftoi se ai pësoi atak kardiak dhe u nda nga jeta në moshën 66-vjecare.