• |
ide | kryesore

Pak para dasmës Kahraman shtrohet disa herë në spital

I pakategorizuar



Pak kohë pasi mësoi se do të bëhet baba dhe kur priten lajme të reja lidhur me datën e dasmës, punët me shëndetin nuk po i shkojnë mbarë aktorit të njohur turk Ozcan Deniz. Aktori 45-vjeçar mësohet se ka përfunduar në spital si pasojë e punës intensive duke i rënë rezistenca e trupit në setin e xhirimeve të serialit “Nusja e Stambollit”. “Haberturk” citon të vëllanë e aktorit të ketë thënë se “në 15 ditët e fundit kemi shkuar disa herë në spital. Mjekët po analizojnë situatën. Me shumë gjasa kjo është një gjendje e lidhur me intensitetin e punës. Për momentin nuk ka asgjë për t’u frikësuar, po pushon në shtëpi.Deniz, i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja”, prej një viti është në lidhje dashurie me 25-vjeçaren Şeyda Aktan. Ata pritet të kurorëzohen me martesë së shpejti, teksa çifti pret edhe fëmijën e parë./ tvklan.al