• |
ide | kryesore

(VIDEO) 64 kg drogë në shtëpi, pranga 50-vjeçarit në Memaliaj

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia ka vënë në pranga një qytetar nga Memaliaj, pasi dyshohet se prodhon dhe shet lëndë narkotike.
Sipas policisë, në banesën e 50-vjeçarit, M.M. në Kurtëz të Memaliajt, u gjetën disa pako, në total 64 kg kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”.
Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë autori.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
M. M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *