• |
ide | kryesore

Zjarr në Memaliaj, dyshohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm

Lajme, Të fundit



Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë fshatit Gllavë në bashkinë e Memaliajt.

Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha dhe gjendet pranë zonës së banuar. Banorët kanë njoftuar se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë vetë dhe presin mbërritjen e zjarrfikësve nga Tepelena e Gjirokastra.

Zjarri besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër edhe pse ndalohet gjuetia. Flakët ka dëmtuar edhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe aktualisht disa fshatra janë në errësirë e të kërcënuar nga flakët. Banorët tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe se kjo po ndodh shpesh së fundi megjithëse në kushtet e një moratoriumi strikt për gjuetinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *