• |
ide | kryesore

Tvsh-ja për bizneset e vogla, deputeti Shehaj i PD sfidon kundërshtarët

Arkiva, Lajme



Deputeti i ri demokrat, Agron Shehaj, i njohur si kryesuesi i listës së PD në Vlorë, ka komentuar sot efektet që do të ketë për biznesin e vogël përfshirja në skemën e TVSH. Me përvojë në sektorin e sipërmarrjes Shehaj e sheh këtë vendim të qeverisë me pasoja të rënda për tregun dhe fton kundërshtarët në një ballafaqim publik.

Përfshirja në skemën e TVSH të bizneseve të vogla do ketë disa efekte të pakontestueshme, më konkretisht:

1) rritjen e çmimeve në masën deri në 20%, sidomos për bizneset e vogla që ofrojnë shërbime (parukeri, bar, etj.) Rritja e çmimeve do ulë fuqinë blerëse të konsumatorëve.

2) penalizim deri në mbylljen e bizneseve të vogla. Si pasojë e rritjes së çmimeve bizneset e vogla do vuajnë më shumë konkurrencën e bizneseve të medha të cilat do avantazhohen nga ky ligj.

3) ‎rritja e kostove te bizneseve të vogla për efekt të përmbushjes së procedurave tatimore të TVSH.
Këto janë vetëm disa nga efektet negative. Jam i gatshëm të ballafaqohem publikisht me këdo që përpiqet të mohojë këto të vërteta.

Çdo person që e mendon ndryshe (ministra, deputetë, përfaqësues të biznesit, studiues), e ftoj të shkojmë përtej deklaratave dhe të diskutojmë në një debat publik dhe transparent mbi efektet e këtij ligji“, thotë Shehaj.



2 Comments

  1. o superdeputeti ca duhet te behet sipas teje? te vazhdoj evazioni fiskal sic ka pas qene bere deri para 4 vitesh? me thuaj ca lloj praktike te ndjeke qeveria o mjeshtri i ekonomise? si ta mbylle gropen e madhe qe la pas parti jote?

  2. ore qeveria po perpiqet qe te zhbej praktikat tuaja te shpifura sic ishte evazioni fiskal, ndaj dhe jane keto probleme qe po behet me kaq potere. e di qe e ke shume te thjeshte te gjykosh kete qeveri pa kujtuar te shkuaren kur saliu e zboi fmn ather se donte te vidhte sa me shume dhe ktej nga ana tjeter na thonte qe jemi mbas gjermanise per ekonomi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *