• |
ide | kryesore

Kylie Jenner shënjestër e akuzave të reja për zmadhimin e gjoksit

Arkiva, Paparazzi



Kylie Jenner është bërë shënjestër e akuzave të reja për zmadhimin e gjoksit.

Edhe pse proporcionet e gjinjve të saj janë rritur dukshëm, ylli televiziv vazhdimisht ka refuzuar se i është nënshtruar korrigjimit estetik.

Mirëpo, ditë më parë, ajo ka publikuar një fotografi të re, ku shihet gjoksi i bujshëm dhe menjëherë kanë nisur komentet në lidhje me zmadhimin e gjoksit.
Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, ajo e ka vizituar prapë kirurgun plastik për ta zmadhuar gjoksin.

20-vjeçarja deri më tani ka pranuar se me ndihmën e kirurgjisë estetike i ka korrigjuar vetëm buzët, mirëpo ka kohë që spekulohet se ajo ka intervenuar edhe në të pasme edhe në gjoks.
Në ndërkohë, në muajin shtator u konfirmuan spekulimet se Kylie është në pritje të fëmijës së pare me Travis Scott.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *