Sipas mediave, aktori Brad Pitt ka rënë në dashuri me aktoren 21-vjeçare, Ella Purnel.
Ish-bashkëshorti i Angelina Joliet, Pitt raportohet se është hipnotizuar nga roli i Purnelit në serialin”Bittersweet”, gjë që e bën aktorin e ri të ndjehet i dashuruar. Madje, Pitt publikisht në disa raste ka pohuar se i pëlqen puna që bënë aktorja. Burimi pranë çiftit vuri në dukje se Angelina është shumë e shqetësuar me dallimin në moshë, sepse Ella është vetëm pesë vjet më e madhe se djali i tyre, Madoxx, por edhe se Pitt ka 53 vjet. “Brad e di se diferenca e moshës është shumë e madhe dhe që të gjithë po e shohin si një krizë e mesomoshës. Por, interesi ndaj Ellas është më shumë se vetëm fizik”, zbuloi burimi.