• |
ide | kryesore

Nuk ka ardhur dosja nga Italia, njëri nga bashkëpunëtorët e Habilajve drejt lirimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ndër personat bashkëpunëtorë të Habilajve është edhe Nazer Seiti, të cilit i përmendet gjërëzisht emri në dosjen e përgjimeve.
Ai për momentin është i arrestuar dhe para disa ditësh u la në arrest me burg me afat 20 ditë, për procedimin penal tënisur ne Shqiperi, por sot ai doli sërish në Gjykatën e Tiranës ku u zhvillua seanca për masën e sigurisë për qëllime ekstradimi.

Mësohet se deri më tani nuk ka ardhur asnjë gjë nga Italia në prokurori për Seitin, pavarësisht se ai përmendet në dosjen e përgjimeve.
Nëse dosja nuk vjen bashkë me kërkesën për ekstradim brenda 20 ditësh, Seiti do të lirohet.
Seiti u kap në Vlorë gjatë operacionit ku u sekuestruan 4 ton drogë në fshatin Babicë, në bazat e Habilajve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *