• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Nobelisti kilian Pablo Neruda mund të jëtë helmuar nga Pinoçeti

Arkiva, Kryesore, Planet

Dyshimet janë bërë me të forta se poeti i madh kilian, Pablo Neruda i përkthyer në shqip nga Fatos Arapi, mund të jetë helmuar gjatë periudhës së juntësu shtarake të diktatorit kilian Augusto Pinoçet. Pas dyshimeve të përhershme të familjes se vdekja e tij nuk ka qenë natyrale, një grup prej 16 ekspertësh ndërkombëtarë kanë mbërritur në përfundimin se poeti i madh nuk ka vdekur nga kanceri, ashtu sikurse shkruhet në deklaratën e autopsisë së tij, por nga një mikrob që gjendej në trupin e tij. “Ajo që është e sigurtë është se çertifikata e tij e vdekjes nuk reflekton të vërtetën” ka deklaruar gjatë një konference për shtyp Dr Aurelio Luna, kreu i një grupi ekspertësh nga danimarka, Kanadaja, Spanja dhe Kili.

Trupi i vdekur i Nerudës i cili ndërroi jetë në vitin 1973 në Santiago, disa ditë pas grushtit të shtetit kundër presidentit socialist Salvador Aliende, ka qenë shpesh objekt investigimesh të shumta. Ai u zhvarros në vitin 2013 por që atëherë nuk ka pasur një konfirmim të qartë për shkaqet e humbjes së jetës së tij.

Në maj 2014 një grup shkenctarësh spanjollë zbuloi prezencën masive të bakterieve të stafilokokut të artë që mendohët të jenë injektuar nha agjentët e diktaturës.

Shoferi i Nerudës, Manuel Araya, ka pretenduar gjithnjë se ai vdiq si pasojë e një injeksioni që iu bë pëtpara se të nisej për në Meksikë për të vazhduar luftën më diktaturën e Pinoçetit.  Edhe dëshmitarë të tjerë kanë ngritur dyshimet se Neruda ndihej miirë para injeksionit të famshëm.

Përgatiti Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu