• |
ide | kryesore

Shikoni GOLAT/ Kili shënon 3 herë në portën e Shqipërisë

Arkiva, F1, Sport
kilit



Kili mund thellë 3-0 Shqipërinë në miqësoren e parë nga katër të tilla deri në Europian. Goli i parë i Kilit u shënua në minutën e 20-të të ndeshjes. Ka qenë një moment pasigurie në mbrojtjen shqiptare dhe Eduardo Vargas ka gjetur rrjetën me një goditje nga jashtë zonës.

Shikoni golin e parë KETU ose KETU

Ajo që vlen të thuhet është se ai ka marrë një asist nga një prej lojtarëve të Kilit që preku topin me dorë, gjest që arbitri italian nuk e ka parë. Kuqezinjtë protestuan, por gjyqtari bëri me shenjë nga qendra e fushës.

Në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare e futbollit shtoi presionin, por është ndëshkuar sërish. Në minutën e 84-t, Bolanos që kishte vetëm 1 minutë në fushë duke zënë vendin e Sancez mposhti Strakoshën me një kombinim të shpejtë në krahun e majtë të sulmit.

Shikoni golin e dytë KETU

Në minutën e 93-të ishte Davila që trefishoi rezultatin pas një kundërsulmi të kilianëve.

Shikoni golin e tretë KETU

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Trajner: Silvinjo

KILI: Bravo, Isla, Diaz, Liçnovski, Suazo, Etçeverria, Nunjez, Osorio, Sançez, Davila, Vargas.
Trajner: Rikardo Gareka

©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ate Hysajn… Per cfar e mabn akoma aty.
    Ai vetem mbrojtës nuk eshte.
    Vetem gafa ben. Dhe me e keqia eshte se nuk i pranon
    Ishalla vendosin ta heqin fare nga ekipi.

    1. Edhe per mua Hysaj nuk eshte mire! Ka probleme me mbajtjen e topit. Te fut friken.

      Gjithsesi, miqesore jane keto ndeshje. Nuk japin max futbollistet. Pasi kane frike nga demtimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *