• |
ide | kryesore

Bojkot Edi Ramës/ Revista Monitor asnjë rresht për kryeministrin që shan gazetarët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Ramës po i shijon loja luftash që i ka hapur gazetarëve për sa kohë që flitet më pak për “bëmat” e Saimir Tahirit dhe Habilajve. I përsëriti sharjet banale për gazetarët edhe në një aktivitet për investimet e huaja. Televizionet do ia trasmetojnë sharjet fjalë për fjalë, ndërsa një pjesë e portaleve do i përgjigjen flakë për flakë. Por një prej zërave më të rëndësishëm për çështjet ekonomike, Revista Monitor e bojkotoi sot kryeministrin. Gazetarja e revistës e ndoqi aktivitetin për investimet e huaja.
“Fjalën e Ramës në aktivitet do ta pasqyronin, por në momentin që foli me atë gjuhë, e ndërpremë punën” tha Ornela Liperi, kryeredaktore e Revistës Monitor.
Në përgjithësi, Edi Rama nuk është objekt i punës së revistës ekonomike, për faktin se rrallë bën lajm në këto çështje.
“Por përderisa kryeministri s’ka respekt për mediat, s’kemi pse e respektojme as ne” shtoi Liperi, për Lapsi.al.



4 Comments

  1. ju lumt.jo si bushati,mero,nano,nazarkot,mingjozi,anila basha,ylli stalin rakipi,baba ramo,sokol palla qe i jan ngjitur rames ne byth si miza muti.

  2. Zotileti Ari nuk bene keq te shkrush shkronjen K ne fillim te emrit. thotë:

    Zoti Ari ben mire te vesh shkronjen K ne fillim te emrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *