• |
ide | kryesore

Jessica Alba flet për shtatëzaninë e tretë, “Komplet ndryshe nga të parat”

Paparazzi, Slider


Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj Cash Warren kanë rritur dy vajza, por shumë shpejt do të provojnë si është të jesh prind i një djali.

Aktorja ka zbuluar të mërkurën për herë të parë gjininë e fëmijës së saj të tretë, tre muaj pasi njoftoi publikisht se ishte shtatzënë. “Do të jetë komplet situatë tjetër,” ka treguar Alba e ftuar në The Tonight Show me Jimmy Fallon. E pyetur nëse do të ruajë traditën e emrave që fillojnë me ‘H’, pas Haven Garner 6-vjeç dhe Honor Marie 9-vjeç, Jessica tregoi se ende nuk kanë vendosur një emër, por sipas partnerit ‘duhet ta quajnë Dick me H të fshehur’. Shtatzënia vjen me neps të madh, por Alba nuk e dinte ende që ushqimi japonez ishte kthyer në të preferuarin e saj këto ditë dhe as nuk po frenohet. Por ëmbëlsirave po i qëndron larg, sado e vështirë të jetë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *