• |
ide | kryesore

Kylie Jenner zbulon emrin dhe portretin e djalit të saj

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner ka zbuluar së fundmi emrin dhe portretin e djalit të saj dhe Travis Scott. Përmes rrjetit të saj social, Kylie publikoi disa foto të tij duke zbuluar se i kanë vendosur emrin: Aire.

Dyshja  fillimisht e quajtën djalin e tyre Wolf Jacques Webster, por ajo njoftoi më 21 mars se e kishin ndryshuar emrin.”Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, shkroi ajo në Instagram. Nuk mendoj se është emri i duhur për të. Doja t’iu tregoja sepse kamë parë që e shkruani kudo.”

Që nga lindja më 2 shkurt, Jenner ka postuar foto nga shtatzënia e saj në Instagram si dhe një video në shtëpi të titulluar “To Our Son” në YouTube që përfshinte pamje intime nga momentet që çuan në ardhjen e djalit.

Klipi përfundoi me audion e një mjeku që i thoshte Kylie-t: “ Djali juaj është këtu!” Shikuesit mund ta dëgjonin Scott-in duke thënë: “Çfarë ka, djalë? Çfarë ka, djalë i madh?” Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e mbajti të fshehtë pjesën më të madhe të shtatzënisë së saj të dytë, megjithëse e konfirmoi  verën e kaluar. Kylie njoftoi gjithashtu shtatzëninë e saj të parë vetëm pasi kishte sjellë në jetë Stormin në shkurt të 2018-ës./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *