• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Super Higuain” i jep fitoren Juventusit ndaj Milanit

Arkiva, F1, Sport



Një “Super Higuain” i jep fitoren 2-0 Juventusit në sfidën ndaj Milanit në San Siro. “Pipita” ka hedhur poshtë të gjithë zërat se nuk po kalon një sezon të mirë me dy golat e shënuar në minutat 23’ dhe 63’ të takimit. Më ketë dopietë Higuain shkon në kuotën e 101 golave në Serie A, nga të cilët 71 me fanellën e Napolit dhe 30 me atë të Juventusit. Pas kësaj fitoreje, Juventusi ka rrëmbyer kreun e tabelës në Serie A me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli që nesër luan me Sassuolon dhe dy më shumë se Interi që të hënën luan me Hellas Verona. Milani mbetet në vendin e 8-të me 16 pikë dhe rrezikon të bierë edhe më poshtë pas ndeshjeve që luhen të dielën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *