• |
ide | kryesore

Gramsh, arrestohet 27-vjeçari, ushtroi dhunë fizike ndaj xhaxhait

Arkiva, Lajme
arrestimi .JPG



Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij 54-vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar Arjan Qyrja, i cili për shkaqe pronësie ka goditur me grushte xhaxhin e tij, 54- vjeçarin Xh.Q, duke i shkaktuar dëme fizike.

Njoftimi i policisë
Ushtroi dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij, arrestohet nga Policia.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin e shtetasit:
Arjan Qyra, 27 vjeç banues në fshatin Sotir, Njësia Administrative Kushovë Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Sotir të Njësisë Administrative Kushovë Gramsh për motive pronësie, dyshohet të ketë goditur me grushta xhaxhain e tij, shtetasin Xh.Q., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *