• |
ide | kryesore

Flet avokati i Moisi Habilajt: Rivlerësimi i masës brenda 3 nëntorit, skemi shfletuar akoma të gjithë dosjen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme dolën para gjykatës së Katania në Itali, grupi kriminal drogës Habilaj. Gjykata e Katanias është tërhequr për të marrë një vendim në datën 3 nëntor lidhur me çështjen Habilaj. Kështu bën me dije avokati i kreut të bandës të Moisi Habilajt.

Në lidhje telefonike me Report TV ai ka pohuar se brenda datës 3 nëntor Gjykata e Katanias do të shprehet në lidhje me kërkesën për rivlerësimin e masës së arrestit.

Sot është bërë seanca e prezantimit të kërkesës dhe Gjykata pasi ka dërgjuar palët është tërhequr për të marrë vendimin që pritet të shpallet brenda datës 3 nëntor”, – shprehet avokati italian. 

Avokati i Moisi Habilajt shprehet se dosja për këtë organizatë është shumë voluminoze dhe ka mijëra faqe brenda saj dhe rrjedhimisht pala mbrojtëse nuk ka arritur t’i shfletojë të gjitha fizikisht.  Avokati i Habilajt nuk ka dashur të flaës për ato çka klienti i tij ka deklaruar para gjykatësve, pasi përbëjnë sekret hetimor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *