• |
ide | kryesore

Pas derrave, në spitalin e Gjirokastrës futen edhe qentë (FOTO)

Lajme, Të fundit


Kohë më parë në spitalin rajonal të Gjirokastrës u denoncua prania e derrave në zonën përreth, ndërsa sot janë qentë ata që hyjnë brenda pa problem.

Ndonëse mund të jetë një rast sporadik, sërish ky është një problem shqetësues. Sic shihet në foton më poshtë, një qen po ngjitet sipër në katin e dytë për në Repartin e Kirurgjisë, i pa shqetësuar nga askush. Madje as nga vetë njerëzit që janë para tij.

Nuk dihet se si qeni ka depërtuar në ambientet e brendshme të spitalit, por me siguri që mund të ketë përfituar në ndonjë moment kur rojet s’kanë qenë te porta.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *