• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Britania shqiptari i dënuar për trafik droge

Lajme, Të fundit



Një i dënuar në Britani është ekstraduar nga policia shqiptare. Sipas informacioneve rezulton se ky shtetas ka qenë i dënuar në Britani për trafik kokaine. Judmir Shazivari është dënuar atje me 14 vite burgim, por tashmë një pjesë të dënimit do ta vuaj në Shqipëri.

“Më datë 23.11.2017, në P.K.K Rinas, u ekstradua nga Anglia në Shqipëri, shtetasi J.SH, vjeç 42, banues në Tiranë, i dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Trafikimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike”, ku ka kryer 3.9 vjet burg dhe është transferuar për vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Mediat britanike kanë shkruar se Shazivari ka drejtuar një rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike , bashkë me Darren Lazarus. Ata thuhet se ishin njohur në burg dhe trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013- prill 2014. Prokurori i çështjes tha se gjyqi ndaj Lazarus dhe Shazivari ishte një nga çështjet më të vështira që ka çuar para gjykatës.

“Lazarus përdorte agjentë dhe korrierë për furnizimin me drogë, përfshirë Olsi Bilaci dhe agjentë nga Londra duke përdorur të njohur të shqiptarit Shazivari”, tha prokurori. Ai ka treguar edhe skemën e trafikut: Lazarus i telefononte Shazivarit, ky i telefononte një të treti.

Më pas korrieri e transportonte drogën për në Sëindon me taksi ose me makinë private. Lazarus rezulton se është dënuar 17 herë për 57 akuza, ku herën e fundit në vitin 2006 mori 4 vite burg. Ndërsa Shazivari është dënuar 5 herë për 7 akuza dhe në vitin 2010 u dënua me 6 vite burg. Lazarus u dënua me 16 vite, Shazivari 14 vite, Jordan Packe dhe Zak Knight nga 6 vite secili, Alex Scotford 4 vite e 8 muaj, Thomas Price 3 vite e 8 muaj dhe Ben Blackmore 3 vite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *