• |
ide | kryesore

Çështja Tahiri/ Një oficer italian do të dëshmojë lidhjet e bandës Habilaj me politikën shqiptare

Lajme, Të fundit



E marta ishte dita kur Gjykata bllokoi pasaportën e ish-ministrit Tahirit duke e kthyer sërish vëmendjen nga kjo çështje. Ndërkohë sipas Shekullit, në ditët në vazhdim pritet edhe dëshmia kyçe nga një oficieri italian, i cili do të tregojë lidhjet e bandës së shqiptarëve, me politikën dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kjo dëshmi do t’i shtohet përgjimeve të Katanias dhe dëshmive të disa ish-oficerëve të policisë.  Ndërkohë, për momentin Tahirit i janë bllokuar pasaporta dhe karta e identitetit dhe e ka të pamundur të dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Ndërsa ish-ministri pritet që këto dy ditë të mbërrijë në prokurori ku do të pyetet në lidhje me të dhënat e reja që kanë dalë nga hetimet.

Mësohet se prokuroria ka edhe fakte të reja që janë nxjerrë nga telefonat e të arrestuarit Orest Sota, i cili transportonte nga Vlora para dhe patentat personale të Tahirit dhe të bashkëshortes së tij. Po ashtu mësohet se tre aparatet telefonik të të riut kanë nxjerrë një sërë bisedash kompromentuese të tij me gruan e ish-ministrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *