• |
ide | kryesore

Çfarë “dhurate” tjetër kanë përgatitur Miriami dhe Albani

F1, Paparazzi



Më 28 Nëntor, në një datë të shënuar për të gjithë shqiptarët, Miriami dhe Albani kanë gëzuar dyfish. Çdo vit ata festojnë në këtë datë ditëlindjen e Ameli.

Dy vjetori i vogëlushes në fund të muajit të kaluar erdhi si një dhuratë për të gjithë fansat e çiftit, që enkas kishin zgjedhur që pikërisht këngën me titull “Dhurata”, dedikim për të voglën Ameli ta publikonin pikërisht më 28 Nëntor.

Por nuk paska mbaruar me kaq. “Dhurata” paska edhe një variant të ri që do të publikohet në një datë tjetër feste.Mirami dhe Albani kanë gati edhe një version në anglisht të këngës “Dhurata”, të cilin do ta publikojnë për Krishtlindje, më 25 dhjetor.

Lajmin e kanë ndarë për fansat edhe në rrjetet sociale: “Më datë 25.12 publikohet “More than a Song”, versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij, ndaj në këto ditë festash duam ta ndajmë këtë këngë me çdo prind e fëmijë kudo në botë” – shkruan Miriami në Instagramin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *