• |
ide | kryesore

Situatë e nderë edhe në Albpetrol/ Naftëtarët gati për protesta para privatizimit

Lajme



Sindikata e naftëtarëve paralajmëroi një reagim të vendosur, që sipas tyre do të përshkallëzohet “me të gjitha mjetet demokratike”, nëse nuk plotësohen 6 kërkesa, para privatizimit të Albpetrol.

Në një peticion drejtuar krerëve të shtetit, sindikatat e naftëtarëve shprehen të shqetësuara në radhë të parë për zvarritjen prej 5 vitesh të kontratave kolektive. Sipas tyre “Po bëhen 5 vjet që shoqëria “Albpetrol” sh.a Patos, nuk ka lidhur një Kontratë Kolektive me Sindikatat e Naftëtarëve, duke injoruar me arrogancë dhe arbitraritet të drejtat sindikale dhe ligjore të sindikalistëve të naftës”.

Kërkesë tjetër që bie në sy në peticionin e sindikatave është edhe ajo që “naftëtarët duhet të jenë partnerë në privatizimin e Shoqërisë Albetrol sh.al Patos” dhe zbatimin e menjëhershëm, para privatizimit të “statusit të naftëtarit”.

Me këto kërkesa, naftëtarët duket se janë gati të dalin në protesta jo vetëm për zvarritjen e kontratave kolektive, por edhe për të mos pasur të njëjtin fat të naftëtarëve të ARMO-s, të cilët duke dëgjuar premtimet e Ramës, mbetën sërish pa rroga dhe pa punë.

Peticioni i është drejtuar presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrit të Industrisë Damian Gjiknuri dhe krerëve të grupeve parlamentare.©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *