• |
ide | kryesore

130 deputetë të BE-së nënshkruajnë peticionin, kërkojnë taksë për super të pasurit

-Instant, Lajme, Planet



Më shumë se 130 eurodeputetë kanë nënshkruar një peticion për të krijuar një taksë për super të pasurit, me qëllim që të marrin pjesë në “tranzicionin ekologjik dhe social” . Iniciativa është ndërmarrë nga eurodeputetja franceze Aurore Lalucq dhe ekonomisti Gabriel Zucman.

“Atë që kemi mundur të arrijmë për shumëkombëshet, duhet ta bëjmë tani për të pasurit”, thonë ata. Eurodeputetët kërkojnë një takim me 1.5 për qind për një pasuri prej 50 milionë eurosh. Ata propozojnë që niveli i saktë i taksës të vendoset “kolektivisht dhe në mënyrë demokratike”.

“Propozimi ynë është i thjeshtë: të vendoset një taksë progresive mbi pasurinë e super të pasurve në shkallë ndërkombëtare për të reduktuar pabarazitë duke marrë pjesë në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin ekologjik dhe social”, sqarojnë eurodeputetët.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) që të nisin konsultimet dhe negociatat për këtë taksë globale. Nënshkruesit i kanë bërë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të veprojë në këtë drejtim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *