• |
ide | kryesore

Plumba për dashurinë e ndaluar, mbetet në qeli i riu që qëlloi drejt kushërirës 

Lajme, Të fundit



I riu që shihni në foto është Bajram Krasniqi, 22-vjeçari nga Babunja e Divjakës, që të premten e kaluar qëlloi tre herë drejt një 14-vjeçareje me të cilën ishte dashuruar, por nuk e dinte që kishte lidhje gjaku.

Në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë, 22-vjeçari u shfaq i penduar. Ai pranoi se qëlloi drejt 14-vjeçares, por theksoi se asnjë herë nuk kishte qenë në dije të lidhjes së gjakut.

Prokuroria nga ana tjetër ka ngritur ndaj të riut akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, mbi të cilat gjykata e Lushnjes vendosi ta lërë në qeli.

Krasniqi qëlloi me armë ndaj 14-vjeçares pasi mësoi se prindërit do ta fejonin me një tjetër.

Familjarë të vajzës thanë se kjo lëvizje kishte ardhur pikërisht për të penguar dashurinë e ndaluar, por pa arritur që të informojnë të riun për lidhjen e gjakut, shkruan Ora Neës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *