• |
ide | kryesore

Shiste kanabis në Divjakë/ Arrestohet 23 vjeçari, në hetim blerësi

Lajme, Të fundit
Policia, 52, 48, Malësi, policia, Kavajë, Korçë, Shijakut



Një 23 vjeçar në Divjakë është arrestuar në flagrancë, teksa po shiste canabis sativa një 20 vjeçari.

Nga operacioni i koduar “Done Deal” është bërë i mundur gjithashtu edhe sekuestrimi i 267 dozave të lëndës narkotike, canabis sativa, të cilat 23 vjeçari me iniciale K.F, po ja shiste 20 vjeçarit me iniciale E.N., ku për këtë të fundit u dha vendimi, ndjekje në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë/ Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Done deal”.

Si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, goditet në flagrancë një rast i shit-blerjes së dozave të cannabis sativës.

Arrestohet 23 vjeçari që po shiste dozat dhe procedohet në gjendje të lirë 20-vjeçari që po i blinte ato.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 267 doza, me qëllim shitjen.Në vijim të operacioneve antidrogë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Done deal”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2, Divjakë, u kap në flagrancë shtetasi K. F. teksa i shiste doza cannabisi, shtetasit E. N. Në vijim, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit K. F., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 267 doza, të gatshme për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi K. F., 23 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 20 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike.



1 Comment

  1. Hetojn edhe bleresin. Nga nje ane legalizojn kanabisin mjekesor, nga ana tjeter si konsumatori si shitesi trajtohen njelloj. Kapin cunat e lagjes me nje teke dhe u kerkojn nga 5 mij euro per te mos i nxjerr para gjykates. Ka shku 5 mij euro tekja thon cunat. E kan ber biznes polica dhe propuror kapjen e konsumatoreve. Nga ana tjeter kalojn tonelatat e kokaines nen mbrotjen e policave. Shteti qe duam, ptu u qifsha ropt fashisto-oligarkeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *