• |
ide | kryesore

I vranë babain, 46-vjeçarin e nisin në Tiranë me 4 plumba në trup

Arkiva, Lajme, Të fundit
plumba



Gjin dhe Zefi Guri, baba e bir, ranë pre e një atentati me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në malin e Shoshit në Dukagjin. Babai 73-vjeçar humbi jetën menjëherë për shkak të plagëve të marra ndërsa i biri, Zefi është në gjendje të rëndë. Pas transportimit në spitalin e Shkodrës ai është dërguar me urgjencë në Tiranë. Mjekët thanë se ai ka 4 plumba në trup, 3 në këmbë dhe 1 në kokë dhe se gjendja e 46-vjeçarit është mjaft e rëndë.

Gjin Guri nuk është i panjohur për publikun. Në vitin 2015 ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, pasi po tentonin të kryenin një kontroll në parcelat me kanabis në këtë zonë. Ai u dënua me 7 vite e 2 muaj burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2021, Gjin Guri do të bëhej shënjestër e një atentati, kur persona të paidentifikuar i vendosën lëndë plasëse në lokalin e tij në Shosh. Gjatë kësaj periudhe ai merrej me transport pasagjerësh nga mali i Shoshit në Shkodër.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre pasditen e sotme. Rrethanat dhe motivet mbeten të paqarta. “Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve” -u tha në një njoftim të policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *