• |
ide | kryesore

Breshëri plumbash policit nga klanet e drogës/ Taulant Balla lan gojën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Për kanabisin flitet gjithnjë e më pak, por kjo nuk do të thotë se parcelat e mbjella nuk janë aty. Kultivuesit në veri dhanë një mesazh se janë gati të vrasin këdo që tenton t’ua cënojë “investimin”, pa llogaritur as uniformën e policisë së shtetit.

Breshëritë e plumbave ranë ndaj një inspektori të policisë që ka punuar me dronin e zbulimit të parcelave të kanabisit në veri të vendit.

Bëhet fjalë për Gjergj Ndërshtiqaj, personi lart në foto, i cili ishte edhe shënjestra e atentit ku dyshohet se morën pjesë 4 persona.

Për dy vjet ai ka filmuar sipërfaqe të tëra të mbjella me kanabis në Dukagjin, që më pas janë asgjësuar nga policia. Për këtë dyshohet se është piketuar për t’u vrarë, nga ata që këtë vit po presin të marrin frytet e punës së tyre në zonat e thella malore.

Kjo është vetëm një pistë hetimi, por deri tani nuk ka të dhëna për konflikte personale. Skenari i ngjan vendeve të Amerikës Latine, kur është mëse e zakonshme që policët të qëllohen për t’u vrarë nga kultivuesit e drogës.

Por për Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla kjo ngjarje është kaluar me disa deklarata klishe para gazetarëve. Balla tha se kishte besim te ekipi drejtues i policisë së Shkodrës.

“Policia e Shtetit e ka rritur ndjeshëm fuqinë e saj zbuluese për t’u shkuar në fund ngjarjeve kriminale, jo vetëm të reja, por, edhe të vjetra”, u shpreh ai, ndërkohë që klanet e drogës kishin lëshuar 80 plumba ndaj një studenti të Akademisë së Rendit, një njeri që ka vënë jetën në rrezik për të zbuluar parcelat me kanabis.

Lexo edhe: Mbi 30 plumba mbi makinën e tyre/ Si shpëtuan dy të rinjtë në Shkodër

Reagimi i tipit “më ka çu nana me la gojën” nga Ministri i Brendshëm ka dy shpjegime. Së pari është mjeshtëria e politikanëve për të shmangur zhurmën mediatike për ngjarjet negative. Së dyti është pamundësia për t’i dalë kundër kultivuesve të kanabisit, që prej vitesh e zotërojnë Dukagjinin dhe nuk lejojnë kontrollin e terrenit nga policia.

Si ndodhi ngjarja

Gjergj Ndërshtiqaj ishte në makinë bashkë me kunatin e tij, Gjon Nika, kur sapo dolën në rrugë kryesore të fshatit Grudë të Re vunë re se po i ndiqte një makinë, tip Benz. Kur kanë dëgjuar të shtënat me armë, ndaluan makinën dhe zbritën për t’u fshehur mbrapa një ndërtese.

Nga breshëritë e plumbave, makina e tyre mori flakë, ndërsa autorët e krimit u larguan. Mjeti tip benz u gjet më pas në periferi të Grudës, i djegur, brenda të cilit, tre kallashnikovë. Polici shënjestër kishte armën e shërbimit me vete, por nuk qëlloi mbi autorët.

Ndërshtiqaj është edhe student në Akademinë e Rendit. Policia deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa ai ka thënë se nuk ka asnjë hasmëri apo problem personal.

Terreni i Dukagjinit ka qenë i përshtatshëm për kultivimin e kanabisit për shkak të relievit malor. Raportimi në polici për parcelat me kanabis ka çuar shpesh në konflikte me pasoja të rënda. Vitin e kaluar babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra u vranë në mënyrë të mistershme në një fshat të Dukagjinit, ndërsa dyshimet ishin se shkak u bënë raportimet për kanabisin./Lapsi.al



8 Comments

  1. Militantët qorra, injorante, idiote, mediokër, tru-shpëlarë vazhdojnë besojnë tek “legjenda” e Berishës si njeri i besës, i moralshëm, i ndershëm, besnik, luftëtar.

    Në të vërtet historia ka provuar të kundërtën, ai është më besë-preri, i pa moralshmi, tradhëtari, dinaku, frikacaku, pazarxhiu, mosmirnjohësi.

    Nga ana tjetër Rama si xhongler i ofron pazar vetëm në periudha kur Berisha është në hall.

  2. Fatmir Mediu kundër Berishës e Bardhit: Duhet të bashkohemi me Bashën, ai ka 10 deputetë. Deri dje e shihnin si idhull Lulin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *