• |
ide | kryesore

Mbi 30 plumba mbi makinën e tyre/ Si shpëtuan dy të rinjtë në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkodër



Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë në fshatin Grudë e re në Shkodër, ku u plagosën dy të rinjtë, studenti i Akademisë së Sigurisë Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç dhe kunati i tij, Gjon Nika, 30 vjeç. Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën edhe pse mësohet se ata kanë secili nga dy plumba në trup.

Mediat raportojnë se në momentin kur autorët kanë nisur që të qëllojnë, dy të rinjtë kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë. Në makinë me ta mësohet se ka qenë edhe një person i tretë, por ai nuk ka pësuar lëndime edhe pse drejt tyre janë derdhur mbi 30 plumba.

Autorët kanë djegur makinën e tyre tip Renault pranë vendit të ngjarjes. Edhe makina e të plagosurve është përfshirë nga flakët për shkak të plumbave. Mbeten të paqarta motivet e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar edhe disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Policinë e Shkodrës e vizitoi edhe kreu i uniformave të rendit, Muhamet Rrumbullaku. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Blindohet Shkodra/ Atentati ndaj studentit të policisë, gjenden 2 makina të djegura

Plagoset 30-vjeçari dhe kunati i tij student policie, autorët djegin makinën

policisë
Gjergj Ndërshtiqa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *