• |
ide | kryesore

Plagoset 30-vjeçari dhe kunati i tij student policie në Shkodër, autorët djegin makinën

Arkiva, Lajme, Të fundit
hoteli Shkodër



Dy persona janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Shtoj në Shkodër. Të plagosur kanë mbetur një student policie i identifikuar si Gergj Ndershtiqa dhe kunati tij. Të dy ndodhen në spital ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Pak minuta më pas është gjetur duke u djegur një automjet tip Renault që dyshohet se u përket autorëve.

“Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gjon Nika, rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gjergj Ndershtiqaj, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *