• |
ide | kryesore

Arrestohet i riu në Durrës, posedonte kanąbis të ndarë në doza me qëllim shitjen

Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar në Durrës një 20-vjeçar Deni Meta. Blutë i kanë gjetur të riut një sasi kanabisi të ndarë në doza. 20-vjeçari posedonte lëndë narkotike në doza me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Njoftimi:

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Vihet në pranga 20-vjeçari që posedonte dozat, me qëllim shitjen. Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. ” Posedonte ” ? Cfare do te thote POSEDONTE. Dhe kjo fjlae rrjedh nga shqipja.
    Sipas gjuhesh shqipe do te thote ‘ Po + Se+ Donte”
    Prandaj dhe keta gazekaret tane i kane qefe keto fjalet e huja se e dine qe rrjedhin nga shqipja.
    Ah na rruacit per dimer , se per vere rrojme vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *