• |
ide | kryesore

Banorët e zonës protestë para Bashkisë së Shkodrës: Shqipëria është mbushur me varre pushtuesish

Lajme, Të fundit



Banorët e Dukagjinit kanë protestuar sot para Bashkisë së Shkodrës duke kërkuar vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të qytetit. Mësohet se banorët kërkojnë të takohen me kryetarin e Bashkisë, Benet Beci lidhur me këtë çështje. Protestuesit thonë se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze dhe me buste te pushtuesve turq e grek ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit nuk vendosen.

Po ashtu, ata shprehen se kanë marrë shpesh premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, hartues i Kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osmanë.

Lekë Dukagjini (1410-1481) ka qenë një anëtar i familjes fisnike arbërore të Dukagjinëve, po ashtu dhe bashkëkohës i Skënderbeut. Ai njihet gjerësisht si autori i Kanunit, në të cilin janë mbledhur ligjësitë zakonore të Shqipërisë Veriore.



4 Comments

  1. Varre malazesesh dhe servesh nuk ke ne Shqiperi.

    Nje tip memoriali qe eshte, Dukagjinasit e kane afer zones se tyre dhe te shkojne ta shkaterrojne, mos te ankohen kot me kot

    Jam shume dakord per bustin e Lek Dukagjinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *