• |
ide | kryesore

Aldison Belulaj prehet në të njëjtën varrezë ku është dhe Ariela Murati

Lajme, Të fundit



Përcillet për në banesen e fundit Aldison Behlulaj, i riu që studionte për infermeri e që vrau para pak ditësh studenten e Juridikut, Ariela Murati dhe qëlloi edhe veten me një plumb në kokë.
Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin e tij të lindjes dhe trupi i tij tani do të prehet në të njëjten varrezë ku prehet edhe Ariela.

Për mediat ka folur djali i dajës së Aldisonit, Astrit Koroveshi, i cili tha se nuk ka asnjë arsye për të pasur hasmëri mes dy familjeve.

“Të dy të rinjtë mund të perfundonin në martesë, por dy të rinjtë do të prehen në varrezë” tha ai para gazetarëve që e pyetën nëse mes dy familjeve mund të lindë hasmëria.

“Me familjen e vajzës nuk kemi mosmarrëveshje dhe nuk i trembemi hasmërisë. Kjo nuk ishte një ngjarje e mirë për të dyja palët. Në humbëm një, ata një”, tha ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *