• |
ide | kryesore

Historia e Natashës, 21 vjeçarja e gënjyer nga i dashuri, që punoi si prostitutë në Belgjikë

Lajme, Të fundit



Imagjino të mbarosh universitetin, të shkosh me pushime për të takuar familjen e të dashurit dhe të gjendesh para tradhëtisë, e dhunuar brenda një shtëpie publike gati 1500 milje larg shtëpisë, e detyruar të prostituosh. Kjo i ka ndodhur Natashës, e cila historinë e saj e ka treguar për mediat britanike. The Independent shkruan se Natasha tregoi atë që i ndodhi për t’i dhënë një mesazh të gjithë atyre vajzave që mund të manipulohen nga trafikantët.

Dy vite më parë, në moshën 21 vjeçare, ajo ishte në vitin e fundit të shkollës së lartë, në Shqipëri. Në atë kohë ishte në një lidhje me një shoku në universitet, “Piter”, prej disa muajsh, dhe ishte entuziaste për një udhëtim që do të bënte drejt Belgjikës. Ishte hera e parë që do të dilte jashtë Shqipërisë dhe planet mes të dyve ishin që të kalonin disa javë në Europë, ku do të njihej me familjen e të dashurit, për t’u martuar më pas. Natasha nuk kishte si ta dinte se vitin e ardhshëm, do të detyrohej të punonte si prostitutë.

Kjo që i ndodhi Natashës, nuk është një rast i jashtëzakonshëm. Në 5 vitet e fundit, numërohen rreth 89 milion njerëz që kanë përjetuar atë që quhet “skllavëria moderne”, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës për vitin 2017. Raporti thotë se 71% e viktimave të skllavërisë janë femra.

Megjithëse ndjehet e sigurtë në Britaninë e Madhe prej më shumë se një viti, Natasha shpërthen në lot kur tregon vuajtjet e saj.

“Jam përpjekur shumë, shumë për ta fshirë nga kujtesa. Por ndonjëherë më kthehet mbrapsht e gjitha” tregon ajo për The Indipendent.

Sapo mbërriti në Belgjikë, Piteri e çoi në shtëpinë e disa miqve të tij.

“Më tha “Unë nuk do të kthehem më. Ti do të jetosh këtu, pastaj do ta shohësh vetë çfarë do të ndodhë”.

Piteri iku dhe ajo nuk e pa më kurrë.

Po atë natë, e çuan në një dhomë gjumi me një burrë që nuk e kishte parë kurrë. Ishte klienti i saj i parë.

Fillimisht, Natasha ishte e shokuar. Shpejt kaloi në pesimizëm dhe depresion. Ndërsa klientët vinin dhe iknin, shpresat e saj veniteshin. E vetmja gjë që i mbeti për të bërë ishte të mos kujdesej fare për veten. Kështu ulej edhe numri i klientëve, që e zgjidhnin në shtëpinë publike.

Disa muaj më pas zbuloi se ishte shtatzënë. Ishte shumë vonë për të dështuar dhe pengmarrësit e saj, i thanë se do të punonte sërish, pasi të lindte fëmijën.

“Duhej të bëja diçka që të dilja nga ajo situatë” thotë ajo. “E vetmja gjë që kisha në mendje ishte të ikja nga ai vend. Isha e gatshme të bëja gjithçka për t’u larguar”.

Një mbrëmje vere, kur ishte 7 muajshe shtatzënë, iu dha rasti për t’u arratisur. Njerëzit që jetonin me të nuk e kishin mendjen dhe Natasha ia doli të ikte nga shtëpia publike dhe të largohej. Mori ç’të mundej dhe pasi “eci për gati një orë”, ia doli të ndalojë një kamion. Shoferit i tha se nuk kishte rëndësi se ku shkonte. Iu lut ta merrte me vete, kudo që të kishte rrugën.

Pas disa orësh rrugë, kamioni u ndal. Natasha kishte hyrë në Britaninë e Madhe. Ajo nuk e dinte ku kishte ndaluar, por thotë se “e ndihmoi fati”.

Kur kujton këtë moment, Natasha ndalet pak.

“Nga çfarë kisha parë në televizione për Britaninë e Madhe… isha shumë larg… kisha shkuar kaq lar… ndaj po mendoja për familjen time… dhe për foshnjën në bark”.

Fëmija lindi dy muaj pas arratisjes së saj. Kanë kaluar gati 18 muaj që kur Natasha u arratis nga njerëzit që e kishin kapur dhe jeton me ndihmën e një prej organizatave që ndihmon viktimat e skllavërisë moderne. Të rikthehet në Shqipëri me familjen e saj nuk i duket një ide e mirë, për shkak të gjykimit të tyre. Për Natashën është ende herët të nisë punën, pasi ajo është në pritje të statusit të azilantes. E ardhmja e saj është e paqartë shkruan The Indipendent./ Përshtati në shqip Lapsi.al

https://www.independent.co.uk/voices/sex-trafficking-prostitution-victim-modern-slavery-statistics-a8205206.html



1 Comment

  1. Ndersa une njoh rastin e nje vajze nga Elbasani, qe gjoja shkoi per studime ne Belgjike dhe punoi disa vite si prostitute. Kur u kthye ne Shqiperi Ditmir Bushati e punesoi disa kohe ne Ministrine e Jashtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *