• |
ide | kryesore

Fotot/ Shikoni se si ishte fshehur 613 kg kokainë nën dyshemenë e kamionit me banane

Lajme, Të fundit



Duket se trafikantët e kokainës nga porti i Durrësit kishin gjetur një mënyrë mjaft efikase për të kaluar drogën në doganë. 613 kilogramët e kokainës të sekuestruar këtë të mërkurë në Durrës ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane.

Kokaina ishte e mbledhur me natriban dhe policia thotë se ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga kompania “Arbi Garden”. Në pranga kanë rënë dy 25-vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa pronari i kompanisë, A. Ç. është shpallur në kërkim.

Sasia e drogës dyshohet lidhet një rrjet trafiku narkotikësh, që nis nga Kolumbia dhe përmes organizatave të krimit të organizuar shqiptar përfundon në tregun europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *