• |
ide | kryesore

Kamioni përplas tre makina në Tiranë, shoferi tek Trauma

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fushë, ambulancë, Aksident



Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Tiranë. Policia bën me dije se një 26-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me tre makina të parkuara.

Si pasojë e aksidentit, i riu ka pësuar lëndime dhe është dërguar te Trauma, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Detaje nga policia: 

Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *