• |
ide | kryesore

Kush fshihet pas 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës

Kryesore


Duket e pabesueshme që 25 vjeçarët Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Arbër Çekaj të kenë qenë bosët e mëdhenj të trafikut të 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës e më tej në Europë.

Pezaku (shofer i kamionit) dhe Lushaj janë të vetmit të arrestuar nga policia për kamionin e ngarkuar me banane dhe kokainë në magazinën në Maminas.

Autoritetet shqiptare e kanë të qartë se janë afër një “peshku të madh”, emri i të cilit lidhet me sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Kompania “Arbri Garden” që importoi drogën bashkë me frutat tropikale nga Kolumbia, kishte planifikuar ta mbante kamionin në një magazinë në Maminas. Për disa ditë kokaina qëndroi në port dhe në momentin që u transportua në Maminas, policia ekzekutoi arrestimet dhe sekuestron.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet del se kompania Arbri garden ka kryer dhjetëra rrugë të tjera nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Portit të Durrësit. Pra aktiviteti i saj i tregtisë së frutave vazhdonte prej vitesh.

Tregu shqiptar është ende i vogël për të konsumuar 613 kilogram kokainë. Droga ka qenë e destinuar për në tregun europian, por për ta mbajtur atë në Shqipëri, për ta futur atë në portin e Durrësit, për ta magazinuar në Maminas dhe për nxjerrjen jashtë Shqipërisë, trafikantët kanë pasur mbrojtjen e një njeriu me lidhje të fuqishme.

Deri tani policia ka në pranga dy 25 vjeçarë. Të dy i mban përgjegjës për transportin e 180 milion eurove drogë, një fakt i vështirë për t’u besuar. Sfida është kapja e bosit të vërtetë të drogës, personit që ka marrë përsipër hyrjen, magazinimin dhe daljen e kokainës nga Shqipëria duke shfrytëzuar lidhjet me autoritetet shqiptare.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të dhënat e policisë për Operacionin “Last Snow”

Kokaina e sekuestruar – 613 kilogram dhe 350 gram

Vlera e kokainës – 180 milion euro

Itinerari i Kontenierit me kokainë: Kolumbi-Itali-Maltë-Shqipëri

Mbërritja e kontenierit në Durrës -19 shkurt 2018

Operacioni i policisë në Maminas- 27 shkurt 2018

Kompania porositëse “Arbri Garden” shpk, i shpallur në kërkim: Arbër Çekaj

Të arrestuar:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës


21 Comments

  1. Di gje njeri sesi asgjesohet droga e kapur nga shteti. Ne raste te sasive te tilla ajo asgjesohet me procesverbale perketase ne menyre publike ne pranine e kamerave. Ne asgjesim esjte e pranueshme te marrin pjese kreret e policise se shtetit si dhe ministri perkates, por pse jo dhe kryeministri kur do te tregoj se ne qeverisjen e tij toleranca ndaj trafikut te droges dhe krimit do jete zero.
    Po ketu te ne ka pare njeri te asgjesohen sasira te medha drogerash te forta? Perveç ca degeve rrenjesh ashashi asgje nuk dim çbebet me drogen e kapur, ndoshta e riciklon vet qeveria!

  2. 613 kg kokaine do ishte sukses dhe ne USA po te kapej, por ne Shqiperi dihet qe dikush me pushtet eshte mbrapa, sepse ska takat dhe leke njeri te blej kete sasi droge

  3. Hihiiiii, ju dhane bananet po ju konfiskuan te bardhen!! Po i gjithe qejfi i bananes te e bardha eshte. Ta dija une qe nuk ka te bardhe ne fund pasi me jane lodhur nofullat duke ngrene bananen do cmendeshaaaaa fare!!! Hahaha mbas derdhjes se dyte shume banane me zorr e nxjerrin te bardhen!!!

  4. patriot-ik se krymat e qenefit ne gjmije ter diten thrasin ku kemi patriotin.pronari edvin dhe olsi rama,sekretare agron dhe fatmir xhafa,arketar negjmie hogja dhe gramoz ruqi mbikqyres skafistet tahiri,erionka velina mimi kodheli xhawka.te tjerit jan si habilat ,balla,ermonel felaj etj.kush e din se sa ngarkesa ttjera ka kalur gjush dako .

  5. tash do fillojn vrasje e medha,se dikush duhet te paguaj ter ket sasi droge te kapur,o rama,olsi,agron xhafamtahiri ose ruqi.ju kap droga si avioni qe rama i quante mushkonja.para,endo sot rames iken afer 16 miljon drog.ja jzsh esht rama beri se nuk mbjell kanabis por po e ben tash me kokain pis.pse te trafikoj 10 ton hashash kur i duhen 600 kilogram kokain ti zavendesoi.era mu po vjen,qelbsirat kercejn roshi doshi i shkerdhejn.kur e nis me krim .perfundon si krymb-

  6. ku esht sot ai muti i news 24 artam hogja,si nuk e dimte qe po vijen 600 kilogram kokain ,apo ishte vet bulesa,duke share berishen e duke trafikuar kokain.

  7. Prokuroria duhet te hetoje se kush nga bankat shqiptare e ka kredituar kete tipin per te blere banane ne Amerike Latine. Nga bilanci financiar 2016 e ne vazhdim ky robi i Arbri Garden ka nje kredi per te shlyer. Se pastrimi i parave keshtu behet. Krijohet nje kapital fiktiv i nje kompanie, merret nje kredi dhe me kete kredi paguhen bananet qe ne fakt nuk jane banana por kokaine.
    Te hetohet BANKA qe e ka kredituar se dalin vete peshqit e medhenj qe sponsorizojne futbollin apo FSHF-ne.

  8. Kolumbianet me sa duket nuk e kane marre vesht akoma se ai Tahir bythqiri nuk eshte me Minister Mbrojtje…
    Nejse, kjo sasi kokaine qe vjen ne Shqiperi nga vatra e saj Kolumbia, tregon me se miri se “Shqiperia qe duam” eshte bere stacioni i saj ne Europe!
    Me kete lloj Malli mbahet ky pushtet. Me paret e ketyre ngarkesave mbahen edhe ato qe i sherbejne ketij pushteti.
    Kjo ngarkese kokaine eshte sinjalizuar nga te huajt, se te ish per “Policine qe duam”, do vazhdonte udhetimin e saj ashtu si ato tonelatat para saj qe kapen neper Europe dhe qe kane marken “Made in Rilindja”.

  9. Te gjithe shqiptaret e kuptuan se kush fshihet pas kesaj afere ,vetem ju te lapsit dhe disa komentues budallenj te tipit ari kari nuk ditkeni ti vini emrin.

    1. i pa emer esht edvin dhe olsi rama,ket kuptova.krymb qenefi linde skrraj qenefi mbete.po 5 tonelatat kanabis te kujt ishin.pse nxitoi policia te kap .qfar faji ka stber garden qe agron xhafa i fut ne banane ne kontejner.perse policet e qelbur te tahirit ,rames e gjafes nuk lan te shkarkohen bananet ,dhe te shifnin se a po shkarkohej dhe kokaina,por sekuestruan para kohe te dyja.ngase e dinin qe trajleri do dilte nga kompania arbri me kokain dhe do merrte drejtimin per ne surrel.

  10. Po per shkarkimin e “papritur” te drejtorit te portit Durres, pse nuk flisni ju gazetaret e bythes?

  11. Kush fshihet pas kuintaleve me kokaine?
    Jo ore jo, nuk fshihen fare, por jane te zbuluar!
    Ka 5 vjet qe ky pusht-Shteti i Rames e Lazaratizoi gjithe Shqiperine. Jane tonelatat e droges kapur ne vendet fqinje qe e provojne kete.
    Edhe ky grupi i kokaines, kish bere 97 rruge der sot ne keta 5 vite “Rilindje”!
    Ka budallenj te besojne sot (pervec se militanteve tru-shperlare), se gjithe ky trafik Kolumbi-Shqiperi na eshte bere pa dijeni te qeverise Rames? E kujt? Nje pusht-Shteti qe edhe laboratorin e droges ne Xibrake u detyrua ta mbylle vetem nga nderhyrja e gjermaneve! Dhe qe si rastesisht…drejtohej nga i nipi i Enver Hoxhes?
    Droga dhe trafiku i lidhur me te jane oksigjeni per qeverine Rama, me ate mbahet (mos valle mbahet me varferine anembane Shqiperise?)

    1. Ti m… mund te jesh por kurr Petrit. D.M.TH. sipas teje qeveria po kapka vetveten me ane te policise se saj. Hahahahaaaa sa i trash dhe injorante qenke!

      1. Qeveria u detyru ti kape se ishte sinjali nga agjensite e huaja te Anti-droges. Se po ta perseris prap o “populli gomar” jo shqiptar, Jane bere 97 rruge kokaine nga ky grup ne keta 5 vite te Ram bythqirit ne pushtet! E thone faktet! Pse nuk i ka kapur kjo qeveri ato 96 ngarkesat e tjera? Ver trurin ne pune or budall se ta paska shperlare Taulant Balla. Hajt, suksese ne jete…

  12. Po degjoaja nje gazetar hesapi qe po na ndriconte mendjen per marreveshjen e detit! Papritmas del i zoti i mallit ne telefon! Pse ne News 24? I kujt eshte ky TV? Pronari i TV eshte i lidhur domosdo i lidhur me drogen! Kush e ka keshilluar te zotin e bananeve te marre kete TV te lidhur me Berishen dhe Meten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *