• |
ide | kryesore

613 kilogram kokainë/ Arrest me burg për 25 vjeçarët që kapi policia shqiptare

Lajme, Të fundit


Gjykata për Krimet e Rënda la në arrest me burg Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun, dy 25-vjeçarët e arrestuar gjatë operacionit “Last Snoë”, ku u sekuestruan 613 kilogram kokainë e pastër.

Prokuroria akuzon Lushajn, si menaxher i kompanisë “Arbëri Garden” dhe Armando Pezakun, si shofer i kamionit që transportoi drogën për trafik ndërkombëtar të drogës, të mbetur në tentativë.

Avokatët Petrit Serjani dhe Maksim Haxhiaj mbrojnë dy të ndaluarit. Ky i fundit, që mbron Donaldo Lushajn mohoi akuzat e ngritura kundër klientit të tij.

“Nuk ka asnjë provë ndaj klientit tim. Klienti im është punëtor i thjeshtë që paguhej 250 mijë lekë. Nuk ka post drejtues në kompani”, tha ai.

Donaldo Lushaj u prangos si menaxher i kompanisë, ndërsa Armando Pezaku si drejtues i kamionit që transportoi drogën.


1 Comment

  1. Tani gjendja e fakireve sa vjen e behet me e rende.Qe qeveria ja u ka futur nga te gjitha anet kjo dihet,por tani po ja u fut dhe drejtesia.C’faj kane dy punonjes te thjeshte qe bejne rutinen e tyre me pislleqet qe ben pronari dhe per te cilen s’kane asnje lidhje.Pse nderhyri policia dhe nuk vazhdoi survejimin e mallit per te zbuluar pronaret e vertete te kokaines.Sot e mesuam qe pushtetaret e dinin nga Armata kolumbiane (ajo i kish njoftuar) dhe e shiten drogen per te mos u zbuluar ,se po te mos dihej nga institucionet e huaja droga sot do ishte duke vazhduar ne proceset e saj.Me ben pershtypje perpjekja e sforcuar e KM dhe e Ministrit Xhafaj( qe dhe devijoi thenjet e tij) per t’a paraqitur kapjen e kesaj sasie si aksion te policise shqiptare (pa sinjalizime nga te tjeret) .Mos do te fshehe dicka?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *