• |
ide | kryesore

Arrestohet familja shqiptare në Selanik, sekuestrohen 585 kg kokainë

Arkiva, Lajme, Të fundit



585 kg kokainë, të ndarë në 500 pako u kapën në Greqi. Policia ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, së bashku me bashkëshorten dhe dy mbesat e tyre në një operacion në bashkëpunim me DEA Amerikane.

50-vjeçari që nuk është identifikuar, së bashku me të shoqen 42 vjeçe dhe dy mbesat e tij, 33 dhe 21 vjeçe si dhe një 35-vjeçar grek, ishin posedues të lëndës së madhe narkotike, e cila u sekuestrua në dy automjete dhe në një banesë.

Policia greke ka tentuar të ndalojë dy automjete në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton. Një nga automjetet ka ndaluar, ndërsa tjetri ka tentuar të largohet duke u përplasur me një makinë policie dhe më pas me gardhin e një ndërtese, pa pasur dëme në njerëz. Të dyja mjetet rezultojnë të marra me qira.

50-vjeçari sipas Protothema, trafikonte kokainë nga Amerika Latine për shpërndarje në Greqi dhe Europë.

Në kontrollin e kryer në dy makinat, por edhe në një shtëpi ku banonin tre nga të arrestuarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

585 kg kokainë, të paketuara në 500 pako;

7440 euro;

7 telefona të përdorur për të komunikuar me njëri-tjetrin;

detektor metali dhe sende të tjera.

Gjithashtu u sekuestrua një makinë pasagjerësh në pronësi të drejtuesit të organizatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *